Lajme

OKB: Korea e Veriut drejt krizës së urisë


“Fëmijët dhe njerëzit e moshuar në Korenë e Veriut janë të rrezikuar nga uria”. Kështu është shprehur një ekspert i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në vend, Tomas Ojea Quintana, tha se sanksionet ndërkombëtare dhe një bllokim i COVID-19 kanë sjellë përkeqësimin e mungesës së ushqimit.

Si rezultat, koreanoveriorët po luftojnë çdo ditë për të “jetuar një jetë me dinjitet”, tha Tomas Ojea Quintana.

Ai bëri thirrje që sanksionet – të vendosura mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut – të hiqen për të parandaluar një krizë.

Koreja e Veriut mendohet të jetë në gjendje të rëndë ekonomike.

Udhëheqësi suprem, Kim Jong-un mbylli kufijtë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Korea e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant.

Agjencia shtetërore e lajmeve raporti këtë javë se Kim Jong-un pranoi se vendi po përballej me një “situatë të zymtë”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pozon për një fotografi në grup me pilotët luftarakë që bënë fluturimin demonstrues në hapjen e një ekspozite të sistemeve të armëve në Phenian, Korenë e Veriut, të hënën, 11 tetor 2021.

Ka pasur raporte se çmimet e ushqimit ishin rritur. Këtë e raportoi “NK News” që njoftoi në qershor se 1 kilogram banane kushton 45 dollarë.

Në raportin e tij të fundit, “Quintana” tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të shikojë lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe të lejojë “ndihmë humanitare dhe shpëtuese të jetës”.

SHBA-të, nën administratën e Presidentit Joe Biden, ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të bisedojë me Korenë e Veriut, por ka kërkuar që Pheniani të heqë dorë nga armët bërthamore para se të lehtësohen sanksionet. Korea e Veriut deri më tani e ka refuzuar kërkesën e Biden.

Në fillim të kësaj jave, Kim fajësoi SHBA-të për nxitjen e tensioneve, duke thënë se ajo duhet të vazhdojë zhvillimin e armëve për vetëmbrojtje.

Pavarësisht nga problemet e saj ekonomike, Korea e Veriut ka vazhduar të ndërtojë arsenalin e saj të armëve dhe raketave.

Kohët e fundit ka testuar atë që pretendohet se janë raketa të reja hipersonike dhe kundërajrore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore