Lajme

Kim Jong-un: Dialogu i SHBA-ve fasadë, do të vendosim komunikimin me Korenë e Jugut


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë fjalimit të tij në parlament, u shpreh se kishte urdhëruar zyrtarët të rivendosin linjat e komunizmit me Korenë e Jugut.

Kjo për të promovuar paqen.

Ai vijoi akuzat për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar ofertën e tyre për dialog si një “fasadë”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut i akuzoi SHBA-të për vazhdimin e një “politike armiqësore” kundër vendit të tij.

Kjo pavarësisht ofertave të administratës Biden për negociata pa parakushte.

Bisedimet midis Phenianit zyrtar dhe Washington-it kanë qenë në pritje që nga rënia e samitit të shkurtit 2019 në Hanoi – midis Kim dhe presidentit të atëhershëm, Donald Trump – mbi atë që Veriu do të ishte i gatshëm të hiqte dorë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Trump pati tri takime të profilit të lartë me Jong Un-in dhe shkëmbeu një seri letrash. Por, marrëdhëniet më vonë u acaruan dhe shteti i armatosur bërthamor tha se nuk do të angazhohej më tej, nëse SHBA-të nuk do të hiqnin dorë nga politikat e tyre armiqësore.

Kim Yong-un gjatë sesionit parlamentar

Me administratën e Joe Biden-t, SHBA-të kanë ofruar vazhdimisht të takojnë përfaqësuesit e Koresë së Veriut kudo, në çdo kohë, pa parakushte.

Por Kim e cilësoi deklaratën si “asgjë më shumë se një fasadë për të maskuar mashtrimin dhe veprimet e tyre armiqësore”.

Ai shprehu gatishmërinë për të rivendosur linjat telefonike dhe faksi Veri-Jug në fillim të tetorit, ndërsa i bëri thirrje Seulit të braktisë “qëndrimin e tij dypalësh” dhe “pikëpamjen armiqësore”.

“Marrëdhëniet ndër-koreane”, tha ai, “ishin në një udhëkryq të zgjedhjeve serioze midis pajtimit dhe një rrethi vicioz të konfrontimit”.

Komentet e Kim-it janë një përpjekje e dukshme për të nxitur një ndërprerje midis Seulit dhe Washington-it.

Kjo, pasi ai dëshiron që Koreja e Jugut ta ndihmojë atë nga sanksionet ekonomike të udhëhequra nga SHBA-të dhe koncesionet e tjera.

“Nën administratën e Biden-it, kërcënimi ushtarak amerikan dhe politika armiqësore kundër nesh nuk kanë ndryshuar fare, por janë bërë më dinakë”, tha ai në një fjalim të gjatë në Asamblenë Supreme Popullore, parlamentin njëpartiak të Veriut.

Nga ana tjetër, SHBA-të thanë se nuk kanë “asnjë qëllim armiqësor” ndaj Koresë së Veriut dhe mbeten të hapura për idenë e negociatave.

Koreja e Veriut ka qenë prapa një bllokade të ngurtë të vetë-imponuar që në fillim të vitit të kaluar për të mbrojtur veten nga pandemia e coronavirus-it, me ekonominë që vuan si rezultat dhe tregtinë me partnerin kryesor Kinën duke u pakësuar.

Fjalimi i Kim-it ishte i fundit në një seri veprimesh me pasoja ndërkombëtare këtë muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore