Lajme

OBSH-ja pret vendimin për renditjen në listat emergjente të vaksinave kineze


Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë në fund të këtij muaji ose në maj për listat e përdorimit emergjent për vaksinat COVID-19 nga Sinopharm dhe Sinovac pas një shqyrtimi të zgjatur, tha të enjten e 15 prillit një zyrtar i rajonit evropian i OBSH-së.

“Ne jemi në kontakt me ta për të rishikuar dosjet që janë dorëzuar nga të dy prodhuesit e vaksinave”, tha eksperti i vaksinimit i OBSH-së në Evropë, Siddhartha Datta, në një konferencë virtuale për shtyp.

Një panel i OBSH-së në fazat e fundit të rishikimit të vaksinave kineze ka thënë se një vendim për të paktën një vaksinë mund të vijë më 26 prill, ndërsa një takim i dytë është planifikuar për 3 maj, nëse duhet më shumë kohë për të marrë një vendim për të dyja dozat.

Një listë e tillë emergjente e OBSH-së është një parakusht për blerjen nga njësia për ndarjen e vaksinave COVAX. Kjo, e krijuar për të dërguar doza në vendet e varfëra. Ndihmon gjithashtu për të drejtuar vendet me sisteme rregullatore më pak të zhvilluara në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine.

Deri më tani, OBSH-ja ka lëshuar lista emergjente për vaksinën COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, si dhe versione të vaksinës së AstraZeneca-s të bëra nga Instituti i Serumit i Indisë dhe AstraZeneca-s KBio i Koresë së Jugut.

Vaksina kineze e CanSino-s mbështetet në një vektor viral për t’i dhënë ADN-së nxitje për një përgjigje imune, një teknikë e ngjashme me atë të përdorur në dy vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson & Johnson që tani po hetohen për lidhjen e tyre me mpiksje shumë të rralla të gjakut të kombinuara me një numër të ulët të trombociteve.

CanSino ka thënë se nuk ka pasur raportime të mpiksjes së gjakut.

Vaksina e Sinovac, është duke u përdorur në disa vende, përfshirë Hong Kong-un dhe Brazil. Ajo mbështetet në virusin e paaktivizuar për të gjeneruar një përgjigje imune, një teknikë e përdorur për dekada kundër poliomelitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore