Shqipëria

Nxirret nga gremina trupi i pajetë i biznesmenit Hoxha


Forcat RENEA pasditen e 6 nëntorit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Ai u gjet i pajetë në Qafë-Mollë, Dajt, në një greminë, i mbuluar më zhavorr dhe gurë mesditën e së shtunës.

Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Pas një pune 10 ditore të bërë nga grupi hetimor u bë e mundur grumbullimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme u gjet një xhup, i cili rezultoi se i përkiste Hoxhës.

Nga informacionet paraprake në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

Përveç RENEA-s në ndihmë për të nxjerrë trupin e pajetë të Hoxhës ishin dhe Forcat Shqiponja dhe Instituti i qenve të Policisë.

Dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 – person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve – është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

43-vjeçari, pronar i një biznesi inertesh në Kamëz ka humbur kontaktet prej 14 ditësh me familjarët.

Djali i Ruzhdi Hoxhës ka denoncuar në polici rastin më 24 tetor, ndërsa një ditë më pas është shoqëruar në polici miku i të humburit, Fredi Rrushi.

Kjo pasi ai ishte personi i fundit me të cilin Hoxha kishte pasur kontakt.

Rrushi ka deklaruar në Komisariat se për herë të fundit e ka takuar në zonën e Mëzezit.

Dy pistat kryesore ku po hetonte policia ishte ajo e rrëmbimit sepse kohët e fundit ai kishte shumë probleme me bizneset dhe ishte i zhytur në borxhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore