Përballje

Nuk ndalet Vojvoda, shënon përsëri


Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktivizohet në radhët e ekipit italian Torino, po vazhdon të shkëlqejë me formën e tij.

Vojvoda ka shënuar golin e dytë radhazi, duke ndihmuar skuadrën e tij në pikët e mbijetesës në elitën e futbollit italian.

26-vjeçari realizoi gol në udhëtim kundër Veronës në minutën e 85-të pas një asistimi nga Cristian Ansaldi.

Megjithatë goli i tij nuk doli të jetë i tre pikëve, pasi vetëm tre minuta më pas, vendasit barazuan rezultatin përmes Federico Dimarco-s.

Futbollisti dardan, edhe pse pozicionin në fushë e ka mbrojtës, ai shënoi gol edhe në ndeshjen e kaluar përball Parmës të cilën e fitoi Torino me rezultat 1:0.

Mbrojtësi kosovar u transferua nga skuadra belge, Standard Liege pë shifrën e katër milion euro.

Ai që nga transferimi në shtator të vitit 2020, ka regjistruar 22 paraqitje me skuadrën e Tornos, duke shënuar dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore