Sport

Novak Djokovic kërkon rekordin historik në tenis


Tenisti serb, Novak Djokovic kërkon të realizojë një rekord historik në tenis.

Ai ka fituar katër ngjarje tenisi këtë vit dhe po synon të fitojë edhe medaljen e artë olimpike. Diçka të tillë se ka arritur askush më parë, brenda një viti.

Djokovic eleminoi Jan-Lennard Struff dhe në raundin tjetër do të përballet me Alejandro Davidovich Fokina.

Ndërkohë, Djokovic shihet si i favorizuar për të arritur këtë rekord pasi superyjet e tenisit botëror nuk do të jenë të pranishëm për t’i bërë konkurencë.

Andy Murray u tërhoq nga garimi individual pas një dëmtimi, ndërsa Roger Federer dhe Rafa Nadal nuk kan shkuar në Japoni.

Djokovic sivjet ka triumfuar në tre turne të mëdhenj si Australian Open, French Open dhe Wimbledon 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore