Lajme

Njerëz të ngrirë varrosen në shkretërirë duke pritur që shkenca t’i ringjallë


Fondacioni Alcor Life Extensions, i vendosur jashtë një periferie luksoze në Phoenix, është shtëpia e 146 trupave të njerëzve të cilët ishin ngrirë në kohën e vdekjes.

Në shumë romane dhe filma shkencor, jeta u ruajt ose u transferua nga një planet në tjetrin në formën e vezëve të ngrira ose trupave të ngrirë në mënyrë kriogjenike.

Kjo është parë në filma si Interstellar, Aliens: Covenant dhe disa të tjerë. Megjithëse ideja e ruajtjes së jetës duke ngrirë vezët mund të tingëllojë pak e pamundur, ajo ka ndodhur me dekada.

Kriopreservimi i ociteve njerëzore ose ngrirja e vezëve është një procedurë për të ruajtur vezët e një gruaje, për t’u përdorur më vonë për lindjen e fëmijës. Teknika është përdorur për t’u dhënë mundësi grave të shtyjnë shtatzëninë për një datë të mëvonshme.

Por kjo është shumë e ndryshme nga krionika dhe ngrirja kriogjenike, ku trupat njerëzorë ruhen në temperatura shumë të ulëta me shpresën spekulative se rigjenerimi mund të jetë i mundur në të ardhmen.

Një shembull popullor i pop-culture është ringjallja e Kapiten Amerikës pasi qëndroi në ngrirje për 70 vite. Sidoqoftë, mundësia e ringjalljes së një trupi njerëzor në të vërtetë është ende një fantazi futuriste.

Diçka e tillë është dëshmuar në Arizona, ku më shumë se 100 njerëz të ngrirë në mënyrë kriogjenike janë varrosur në shkretëtirë duke pritur që shkenca t’i rikthejë në jetë ata.

Alcor Life Extensions Foundation përshkruan krionikën në faqen e tyre të internetit, duke shtuar se çdokush mund të zgjedhë të rizgjohet nga vdekja. Por shumica e tyre vijnë nga familje të pasura pasi i gjithë procesi kushton rreth 2 milionë dollarë.

Një veteran i Luftës së Parë Botërore është midis atyre që janë varrosur në këtë objekt.

Vendi është i vendosur në një zonë ku temperaturat e jashtme mund të arrijnë, më shumë se 100 gradë Fahrenheit për tetë muaj të vitit.

Përshtatur nga TimesNowNews për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore