Sport

Një tjetër sulmes nga PSG te Manchester United?


Pas Edinson Cavani-t, Manchester United përsëri ka kthyer sytë nga Paris-i për të bërë pazar.

Skuadra e Solskjaer është e interesuar për shërbimet e argjentinasit Mauro Icardi, që me shumë mundësi do të largohet nga “Parc des Princes” këtë vit.

Me Cavani-n që është ende në dyshim për vazhdimin te United-i, klubi anglez ka kthyer fokusin te Icardi.

Kontrata e uruguajanit përfundon këtë verë, dhe ai ende nuk është i sigurt se a do luaj vitet e fundit të karrierës në Amërikën e Jugut apo do qëndroj në “Old Trafford”.

Synimi kryesor i djajve të kuq është padyshim Erling Haaland, por pista për të norvegjezi duket e pamundur, tani për tani.

Me Moise Kean që ka zënë pozitën e Icard-it, futbollisti mendon që ka ardhur fundi i kohës së tij në Paris.

Futbollisti dëshiron një vend ku do luaj më shpesh, dhe United-i mund t’ia ofrojë atë.

Edhe çmimi nuk do të jetë ndonjë problem i madh, me klubin francez që kërkon rreth 40 milionë euro për sulmuesin, shifër kjo që United lehtë mund ta paguaj.

Me shitjen e Icard-it, PSG do e ketë më të lehtë që huazimin e Kean, ta shndërrojë në transferim të plot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore