Bota

Kryengritja e Capitol-it, një prej të dyshuarve pranon fajin


6 janar 2021, protestuesit përfshirë Dominic Pezzola përballen nga oficerët e policisë së Capitol-it amerikan jashtë Dhomës së Senatit

Jon Ryan Schaffer ka deklaruar se ёshtё fajtor, me shpresën për të marrë një dënim më të lehtë. Një program sigurie pёr dёshmitarin po merret nё konsideratё.

Anëtari i grupit të ekstremit të djathtë, Oath Keepers, dhe kitarist i rrymës muzikore metal, është bërë i pandehuri i parë që deklarohet fajtor lidhur me kryengritjen në Capitol-in e SHBA-ve.

“Jon Ryan Schaffer, frontman i grupit Iced Earth, të premten ka rënë dakord për të bashkëpunuar me hetuesit, me shpresën për të marrë një dënim më të lehtë. Departamenti i Drejtësisë do të konsiderojë vendosjen e Schaffer në programin federal të sigurimit të dëshmitarëve”, tha një gjykatës i rrethit amerikan.

Kjo ka sinjalizuar prokurorët federalë ta shohin si një bashkëpunëtor të vlefshëm, ndërsa vazhdojnë të hetojnë grupet e milicisë dhe ekstremistët e tjerë.

Kryengritja e 6 janarit u zhvillua teksa Kongresi po mblidhej për të vërtetuar fitoren elektorale të Joe Biden-it.

Schaffer, një mbështetës i Donald Trump-it, u akuzua për sulm në Kapitol dhe spërkatje të policëve me llak ariu.

Ai u deklarua fajtor nga Gjykata Federale e Washington-it për dy pika: pengimi i një procedure zyrtare, hyrja dhe qëndrimi në një ndërtesë të ndaluar me një armë të rrezikshme.

Schaffer, nga Columbus, Indiana, kishte veshur një jelek ushtarak dhe një kapele bejsbolli, ku shkruhej Anëtari i Përgjithshëm i Oath Keepers.

53-vjeçari nuk u akuzua në çështjen që përfshinte anëtarët dhe bashkëpunëtorët e Oath Keepers, të cilët akuzohen se kanë komplotuar me njëri-tjetrin për të bllokuar certifikimin e votës.

Autoritetet thonë se të pandehurit erdhën në Washington, të gatshëm për dhunë, me synimin për  bojkotimin e certifikimit të presidentit.

Shumë shkuan të veshur për betejë me jelekë milicie dhe helmeta. Disa diskutuan për vendosjen e një “force të shpejtë reagimi” jashtë qytetit, në rast se do tё kishin nevojë për armë, kanë thënë prokurorët.

Schaffer ka folur pёr teori të ndryshme konspirative. Një herë i tha një stacioni gjerman të lajmeve se një organizatë kriminale po përpiqet të drejtojë botën nën një axhendë komuniste.

Nё kёto kushte, ai dhe të tjerët po pёrgatiteshin për të luftuar, me dhunë.

Në dokumentet e gjykatës, FBI tha se Schaffer “ka absorbuar prej kohësh pikëpamje ekstremiste të djathta” se ai më parë “i ishte referuar qeverisë federale si një “organizatë kriminale”.

Ai iu dorëzua FBI-së disa javë pas trazirës, ​​pasi fotografia e tij u paraqit në një poster të byrosë.

Më shumë se 370 njerëz po përballen me akuza federale në kryengritjen vdekjeprurëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore