Lajme

Një i vdekur dhe 7 raste me COVID-19 në Kosovë


Një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 7 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë 295 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren,

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 gjithsej persona.

Numri total i rasteve  i të shëruarve është 103 mijë 711 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë 244 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë 511 persona.

Të enjten në Kosovë janë raportuar 12 raste me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë i vdekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore