Stil

Një ëndërr për të gjithë, Balenciaga dhe Gucci një koleksion i vetëm


Së fundmi dy shtëpitë e modës më të njohura kanë bërë një bashkëpunim, duke prezantuar markat e tyre në një koleksion të vetëm.

Konfirmimi erdhi në sfilatën dixhitale plot nuanca, me veshjet që mbajnë logot e të dyja markave.

Shtëpia italiane e modës zbuloi koleksionin vjeshtë – dimër 2021-2022, me emrin Aria, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Sipas Alessandro Michele-s, drejtorit krijues të Gucci-t, ky koleksion është një homazh për koleksionin e parë të Demna Gvasalia-n për Balenciaga-n.

“Unë kam vjedhur ashpërsinë jokonformiste të Demna Gvasalia-s,” tha Michele në shënimet e dërguara pas shfaqjes.

Ai nderoi drejtorin krijues të Balenciaga-s dhe themeluesin e Vetements, Gvasalia-n, i cili ka kaluar nëpër marka të tilla si Margiela ose Vuitton dhe që po trondit botën e modës me stilin e tij të jashtëzakonshëm.

Koleksioni paraqiti copa me stilin e Balenciaga-s, të Demna Gvasalia, si këpucë e çanta Hourglass, ndër më të shiturat e Balenciaga-s, të ndërthurura me stilin e Gucci-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore