Sport

Neymar: Finalja e Copa America-s vë në rrezik miqësinë time me Messin


Ish-shokët e skuadrës të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar, do të përballen në finalen e Copa America-s më 11 korrik.

Neymar ka bërë shaka se miqësia e tij me Lionel Messi është “në rrezik” kur Brazili do të përballet me Argjentinën në finalen e Copa America.

Takimi mes Neymar dhe Messi do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy lojtarët, pasi ata nuk kanë fituar asnjëherë trofe madhor me kombëtaret e tyre.

29-vjeçari bazilian pranon që lidhja e tij e ngushtë me ish-shokun e tij të skuadrës mund të prishet në stadiumin Maracana.

Në konferencën për media, Neymar the se Messi është lojtari më i mirë që ai ka parë, por ai do të jap maksimumin për të fituar në finale.

“Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë dhe ai është një mik i shkëlqyeshëm, por tani jemi në finale, jemi rivalë. Unë me të vërtetë dua ta fitoj këtë titull, i cili do të ishte Copa America ime e parë”.

“Messi ka kërkuar titullin e tij të parë me ekipin kombëtar për shumë vite, dhe çdo herë që ne nuk ishim të pranishëm në turne, unë brohorisja për të. Unë isha duke brohoritur edhe në finalen e Kupës së Botës së vitit 2014 , kur u përball me Gjermaninë”.

“Tani Brazili është në finale, kështu që miqësia jonë është në linjë. Respekti mes nesh është ende i madh, por vetëm një nga ne mund të fitojë”.

“Kur jeni miq me dikë, është e vështirë të harrosh miqësinë që ke, por, për shembull kur luan video lojëra me një mik, dëshiron ta mundësh atë gjithsesi. Do të jetë e njëjta gjë të Shtunën”, përfundoi Neymar.

Brazili është kampioni në fuqi i Copa America-s, pasi ka fituar turneun në vitin 2019.

Neymar nuk ishte prezent në turneun e vitit 2019, pasi ishte lënduar dhe kjo do të thotë se ai ende po kërkon një trofe të rëndësishëm me Brazilin.

Ai është i etur për të parë që pritja të mbyllet këtë fundjavë dhe të godasë dhe ata brazilianë që janë kthyer në ekipin e tyre dhe kanë vendosur të mbështesin Argjentinën.

Sulmuesi 29-vjeçar i Paris Saint-Germain ka thënë në rrjetet sociale se është shumë krenar që është brazilian.

“Unë jam brazilian me shumë krenari, me shumë dashuri. Ëndrra ime ishte gjithmonë të isha në ekipin kombëtar të Brazilit dhe të dëgjoja tifozët duke kënduar.  Unë kurrë nuk kam mbështetur dhe nuk do të mbështes asgjë kundër Brazilit, pavarësisht nga gara sportive apo modelimi”, ka shkruar Neymar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore