Përballje

Nets shkatërron 76ers, Curry arrin shumën e 20,000 pikëve në fitoren ndaj Nuggets


Brooklyn Nets mposhti Philadelphia 76ers dhe ish-lojtarin e Nets, James Harden me rezultat 129-100 në takimin e tyre të parë që nga transferimi i Harden.

Harden, i cili u bashkua me 76ers në këmbim të Seth Curry-t dhe Ben Simmons në shkurt, ishte i frustruar nga ish-skuadra e tij dhe arriti të shënojë vetëm 11 pikë.

Kevin Durant shënoi 25 pikë dhe Kyrie Irving 24 në fitoren e Nets.

Ndërkohë, Stephen Curry arriti 20,000 pikë totale në karrierë pasi Golden State Warriors mposhti Denver Nuggets.

Curry u bë lojtari i 49-të që arrin këtë shumë të pikëve duke shënuar 34 pikë në ndeshjen e fundit në fitoren me rezultat 113-102 të Warriors.

“Çdo arritje që bëjmë, qoftë individuale apo ekipore, është e veçantë”, tha Curry.

“Në punojmë çdo ditë për të vazhduar të përmirësoheni. Shpresojmë që të vijnë shumë më tepër rekorde. Është shumë e veçantë sigurisht”.

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të frymëzonte 76ers për fitoren kundër ish-skuadrës së tij, Harden kaloi përpara Reggie Miller në vendin e tretë në listën e lojtarëve me më së shumti tre pikësha, gjithsej 2,563. Stephen Curry kryeson me 3,107 trepikësha.

Për Brooklyn, Seth Curry shënoi 22 pikë, ndërsa Ben Simmons – i cili kishte kërkuar të këmbehej nga 76ers – nuk ka luajtur ende për Nets për shkak të lëndimit.

Simmons, i cili nuk kishte luajtur për 76ers këtë sezon për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u prit me brohoritje nga tifozët e Philadelphias.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore