Libra

Në përvjetorin e vdekjes shtëpia e Dritëro Agollit kthehet në muze


Katër vite pas vdekjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, shtëpia e tij do të kthehet në muze.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në mediat sociale.

Shkrimtari dhe politikani shqiptar, ndërroi jetë më 3 shkurt të 2017-ës, në moshën 85-vjeçare.

Krijimtaria e tij letrare është e pasur me gjini të ndryshme si poezi, poema, tregime, romane, drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve.

Agolli, për shumë vjet, ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Ai është zgjedhur deputet për 30 vite me radhë. Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin Kuvendit.

Veprat e autorit janë përkthyer dhe në shumë gjuhë të huaja.

Satirizmi i romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” bën që vepra të jetë aktuale dhe në kohët e sotme, ku servilizmin mund ta gjejmë kudo.

Tregimet e hershme të Dritëroit u botuan dhe u ndaluan, sepse ai solli një erë të re dhe të çuditshme në letërsinë e kohës. Personazhet e luftës nuk shiheshin të himnizuar, por si gjithë të tjerët me vese të zakonshme.

Së shpejti qyteti i Tiranës do të ketë dhe një shkollë me emrin e tij. Kjo do të përkujtojë emrin e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore