Shqipëria

Në Kavajë ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri të banimit me 135 apartamente.


 

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj informoi se tashmë ka ka nisur ndërtimi i pallateve.
Sipas tij, janë dy zona në Kavajë ku do të ndërtohen banesat kolektiva.

Në zonën e parë do të ndërtohen 4 pallate dhe do të kenë 135 apartamente, ndërsa në zonën tjetër do të ndërtohen edhe 120 apartamente të tjera. Po ashtu, do të ndërtohen edhe dy pallate me 40 apartamente të tjera.

Gjithsej në Kavajë, tha Ahmetaj, do të ndërtohen 300 apartamente për familjet të cilat e humbën shtëpinë e tyre pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019.
Sipas kreut të bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, apartamentet pritet të përfundojnë brenda shtatë muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore