Policia italiane arrestoi 50 persona të enjten dhe vendosi një politikan nën akuza. Kjo ka ndodhur në kuadrin e operacionit kundër mafias kalabreze “Ndrangheta”.
‘Ndrangheta e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n e Siçilisë, për t’u bërë kështu grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga bandat më të mëdha të krimit në botë.
“Ky hetim e bën të qartë atë që ne kemi thënë për dekada. ‘Ndrangheta qëllon më pak dhe ka gjithnjë e më shumë lidhje me biznesin dhe politikën”, tha prokurori, Nicola Gratteri, për gazetarët.
Gratteri, është prokurori kryesor në gjyqin më të madh antimafia të Italisë në më shumë se 30 vjet.
Midis atyre që u vunë nën hetim ishte Lorenzo Cesa, kreu i partisë së vogël UDC.
Javën e kaluar ai ishte në qendër të vëmendjes pasi refuzoi sugjerimet nga kryeministri, Giuseppe Conte, për t’u bashkuar me koalicionin qeverisës.
Gratteri tha se Cesa dyshohej se kishte ofruar kontrata për ‘Ndrangheta-n në këmbim të favoreve.
Cesa, i cili është anëtar i Parlamentit Evropian që përfaqëson Italinë e Jugut, e mohoi akuzën, por tha se ai do të jepte dorëheqjen si kreu i UDC.
Nuk është e qartë nëse largimi i tij do të çonte në një rimendim brenda UDC-së mbi kërkesën e Conte-s për mbështetje.
Policia kalabreze tha se ata kryen më shumë se 250 mijë përgjime telefonike dhe regjistrime sekrete të cilat ndihmuan të tregonin se si ‘Ndrangheta kishte përdorur një sërë kompanishë për të pastruar para dhe për të gjeneruar fatura të rreme.
Gjyqi që filloi javën e kaluar në Kalabri po heton 355 persona të dyshuar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Vaksinat e personalizuara mRNA për melanomën hyjnë në fazën e re të provës
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE