Lajme

Mafia kalabreze “Ndrangheta”: 49 të arrestuar


Policia italiane arrestoi 49 persona në një operacion kundër mafias kalabreze “Ndrangheta”.

Ndaj mafias kalabreze  rëndojnë akuza në cilësi të ndryshme si,  grup i  strukturuar mafioz,  blerje votash, trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë dhe mosrespektim i  dënimit.   Operacioni u zhvillua në Rosarno, Polistena, Anoia, në  Reggino dhe provincat e Messina-s, në Vibo Valentia, në  Salerno, Matera, Brindisi, Taranto, Alessandria  dhe Pavia.

Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i Rosarno-s, Giuseppe Idà. Autoritetet policore njoftuan se kryebashkiaku është zgjedhur në vitin 2006. Dyshohet  se klani vendas i Pisano-s  ka mbështetur kryebashkiakun  gjatë zgjedhjeve.

Në arrest shtëpie  është dhe  një këshilltar i Komunës së Rosarno-s,  Domenico Scriva. Zyrtarët akuzohen për blerjen e votave  nga mafia.

Rreth 350 mafiozë vendas dhe bashkëpunëtorët e tyre të dyshuar do të përballen me mbi 400 akuza,  në gjyqin më të madh që nga gjyqi  i  ‘Cosa Nostra-s’ në Sicili në vitet 1986-1992 .

“Ndrangheta” është mafia më e fuqishme  në Itali. Ajo kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore