Përballje

Ndeshjet e hershme në Europa League premtojnë spektakël


Luhen sot ndeshjet e dyta në kuadër të fazës së grupeve në Europa League.

Si edhe në Champions League, ndeshjet luhen në dy orare.

Në orën 18:45, në aksion zbresin grupi A deri në D.

GRUPI A:

Lyon-i në formë të mirë, pret Brondby-n që ishte shumë afër kualifikimit në grupet e Champions-it.

Francezët fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0 përballë Rangers, kurse Brondby ndau pikët me Sparta Pragën.

Në të njëjtin grup, Sparta pret skuadrën e Gerrard, Rangers.

GRUPI B:

Real Sociedad-i pret Monaco-n në një ndeshje tejet interesante.

Skuadra spanjolle vjen pas barazimit në ndeshjen e parë me PSV-në, por me një formë shumë të mirë në ligën spanjolle.

Monaco në anën tjetër e fitoi ndeshjen e parë në Evropë, por forma në ligë lë për të dëshiruar.

Në aënn tjetër, PSV udhëton në Austri për t’u përballur me Sturm Graz.

GRUPI C:

Leicester dhe Napoli kërkojnë të lënë prapa barazimin në ndeshjen e parë mes vete.

Anglezët udhëtojnë në Poloni, për t’u përballur me Legia-n.

Në anët e Legia-s, bëjnë pjesë dy shqiptarët, Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati, që kombinuan për golin e fitores në ndeshjen e parë.

Napoli pret Spartak Moskës në “Diego Armando Maradona”.

GRUPI D:

Skuadra belge, Antwerp, synon të lë prapa humbjen e ndeshjes së parë.

Ata presin në Belgjikë një kundërshtar shumë të vështirë, Eintracht Frankfurt-in.

Në të njëjtin grup, Fenerbahçe pret Olympiacos-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore