Film

Ndahet nga jeta ikona e artit grek, Tolis Voskopoulos


Tolis Voskopoulos, artist

Pas një arresti kardiak, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ikona e artit grek, Tolis Voskopoulos.

Voskopoulos kishte një bagazh të pasur të muzikës, duke u renditur në kulmet e diskografisë greke. Numërohen mbi 80 disqe të incizuara nga ai.

Tolis Voskopoulos

Edhe pse famën e tij kryesore e fitoi nga suksesi në muzikë, aktrimi ishte pasioni i përhershëm i Tolisit, teksa për herë të parë në një skenë teatrale është shfaqur qysh në vitin 1958, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Në 1963, ai bëri debutimin e tij në film.

Në të njëjtën kohë, ai shkoi në një kolegj konservator për të mësuar muzikë.

Dashuria e tij për teatrin ishte aq e madhe dhe as talenti për aktrim nuk i mungonte, sepse Voskopoulos kishte luajtur në shfaqje teatrale përkrah aktorëve më të suksesshëm grek të tillë, si: Vlachopolou, Vassiliadou, Hatzcichristos e Avlonitis.

Vite më vonë, ai u përqendrua në sferën e muzikës, ndërsa këngë si “Dashnorët e ëndrrave” bashkëpunimi i tij me Zoe Laskarin, që u publikua në fillim të viteve të 70-ta, si dhe “Kënga teatrale”, e hedhur në treg në prag të viteve të 80-ta në bashkëpunim me Maria Aliferin, ishin mes këngëve që fituan epitetin e “hiteve” në diskografinë greke.

Lidhjen e ngushtë me teatrin ai e ka theksuar edhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi për një media greke, gjatë të cilës kishte thënë se, “Më mungon teatri, e dua të qenit aktor”.

Tolis Voskopoulos ishte i martuar me politikanen greke, Angela Gerekou, ndërsa vdiq pak ditë para ditëlindjes së tij, të cilën do ta festonte më datë 26 korrik.

Tolis Voskopoulos dhe Angela Gerekou

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore