Film

Ndahet nga jeta aktori, Morgan Stevens


Morgan Stevens - Aktor

Aktori i njohur amerikan, Morgan Stevens, i cili u shfaq në disa shfaqje ikonike, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, ndërsa një burim i afërt me të, thotë të mos e kishte parë apo dëgjuar prej disa ditësh.

Policia ka konfirmuar se Stevens u gjet në kuzhinën e tij, ku u shpall i vdekur në moshën 70-vjeçe.

Ata dyshojnë se nuk ka shenja të vrasjes apo mbidozës dhe ai ka shumë të ngjarë të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

Morgan ishte më i njohur për punën e tij në shfaqjen “Fame”, në të cilën luajti rolin e mësuesit, David Reardon për dy sezone.

Morgan Stevens.

Ai ishte gjithashtu një personazh i përsëritur në “Melrose Place” dhe “A Year in the Life”, dhe po ashtu ishte paraqituir në një sërë shfaqjesh, duke përfshirë “Murder, She Wrote”, “One Day at a Time” dhe “Murder One” dhe “Walker, Texas Ranger” që ishte shfaqja e tij e fundit në televizion.

Në vitet e 90-ta, Stevens ishte viktimë e brutalitetit të dyshuar policor kur u arrestua për vozitje të supozuar në gjendje të dehur.

Morgan Stevens.

Ai pati pohua rse pas 90 minutash pritje në një qeli burgu, ai refuzoi të kthente këmishën që i ishte dhënë, që ishte kur dy rojtarë të burgut e shkelmuan dhe e rrahën.

Stevens u largua nga burgu me një hundë të thyer, një faqe të thyer, një nofull të zhvendosur dhe dëmtim nervor si rezultat. Më vonë ai paditi dhe u arrit një marrëveshje jashtë gjykatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore