Përballje

NBA/ Warriors dhe Suns nuk ndalen, koha shtesë e pafat për Lakers


Pas një pushim të shkurtër në kuadër të ditës së falendërimeve, NBA u kthye të premten në mbrëmje me shumë duele tjera.

Spikatën përsëri Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, që arritën tjera fitore në rrugën e tyre.

Kurse, Los Angeles Lakers, që i ka bërë zakon shtesat, tani u mposht aty.

Te fitorja kthyer edhe Chicago Bulls, derisa ngjitjen e ka vazhduar edhe Milwaukee Bucks.

Golden State Warriors:

Warriors përsëri fituan pa vështirësi.

Kundërshtar në rrugën e tyre këtë herë ishte Portland Trail Blazers.

Golden State dominuan çdo periudhë, përveç asaj mbyllëse, dhe arritën ta fitojnë ndeshjen me +15, 118-103.

Stephen Curry ishte njeriu më i dalluar i takimit, me 32 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Warriors vazhdojnë në vendin e parë, me 17 fitore pas 19 ndeshjesh.

Portland ndodhen në vendin e gjashtë në perëndim, me rekord 10-10.

Phoenix Suns:

Edhe Suns, njëjtë sikur Warriors, nuk po ndalen së fituari.

Skuadra nënkampione arriti fitore të lehtë përballë New York Knick, duke dominuar të gjithë takimin.

Ndeshja në fund u mbyll me 21 pikë epërsi të mysafirëve, 97-118.

Devin Booker ishte larg më i dalluari në këtë takim, me 32 pikë të shënuara.

Suns kanë 16 fitore pas 19 ndeshjesh, dhe ndodhen në vendin e dytë në lindje.

Knicks janë në vendin e nëntë në lindje, me rekord 10-9.

Los Angeles Lakers:

Koha shtesë është bërë pothuajse e përhershme për Los Angeles Lakers.

Ndryshe nga herat e kaluara, Lakers nuk kishin fat në overtime përballë Sacramento Kings.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 100-100, dhe më pas u deshën tre shtesa nga pesë minuta për të përcaktuar fituesin.

Pas tri shtesave, më të mirë u treguan Kings, duke shënuar 41 pikë në krahasim me 37 të Lakers.

Ndeshja u mbyll me rezultat 137-141.

De’Aaron Fox i Kings ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

Kings ndodhen në vendin e 11-të në perëndim, me tetë fitore dhe 12 humbje pas 20 ndeshjesh.

Lakers bien përsëri në të shtatin, me rekord 10-11.

Chicago Bulls:

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e fundit, Chicago Bulls u kthyen te fitorja përballë Orlando Magic.

Jo vetëm që fituan, por Bulls arritën fitore të thellë, 35 pikë diferencë.

Ndeshje u mbyll me rezultat 88-123, me Bulls që dominuan të katër periudhat e takimit.

Demar DeRozan ishte basketbollisti më i spikatur i takimit, me 23 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Bulls ngjiten në vendin e dytë në lindje, me 13 fitore pas 20 takimesh.

Orlando mbetet e fundit, me 16 humbje pas 20 takimesh.

Milwaukee Bucks:

Kampionët në fuqi regjistruan edhe një tjetër fitore shumë të rëndësishme, duke e vazhduar ecurinë e mirë.

Edhe pse jo shumë lehtë, Bucks arritën një fitore solide përballë Denver Nuggets.

Pjesa e parë shumë e mirë ishte e mjaftueshme që Bucks të ishte e kënaqur me rezultat të barabartë në pjesën e dytë.

Ndeshja e mbyll +11, 109-120 në favor të Bucks.

Giannis ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, duke arritur një double-double në vetëm 30 minuta.

Greku shënoi 24 pikë, kishte 13 kërcime dhe shtoi edhe shtatë asistime.

Bucks janë ngjitur të gjashtit në lindje, me 12 fitore pas 20 duelesh.

Nuggets mbesin në vendin e nëntë në perëndim, me nëntë fitore pas 19 ndeshjesh.

Duelet tjera të natës përfunduan me rezultat:

Charlotte Hornets 133-115 Minnesota Timberwolves

Indiana Pacers 114-97 Toronto Raptors

Memphis Grizzlies 100-132 Atlanta Hawks

Oklahoma City Thunder 99-101 Washington Wizards

San Antonio Spurs 96-88 Boston Celtics

Utah Jazz 97-98 New Orleans Pelicans

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore