Përballje

NBA/ Suns fitojnë përballjen me Jazz, rikthehen te suksesi edhe Chicago Bulls


Phoenix Suns po vazhdon me formë shumë të mirë, të cilët morën fitoren e 11-të, në 12 ndeshjet e fundit në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Suns këtë radhë kaluan me vështirësi kundërshtarin e fortë siç është Utah Jazz, duke e mposhtur me rezultat 115:109.

Basketbollisti i Suns, Chris Paul, ishte më i miri në këtë takim, i cili realizoi 27 pikë, nëntë kërcime e 14 asistime, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Devin Booker, duke shënuar 33 pikë e shtatë kërcime.

Kurse te skuadra mike u dallua Jordan Clarkson me 22 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Me këtë fitore, Phoneix Suns vazhdon të prijë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Jazz renditen tre pozita më poshtë.

Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në “Paycom Center”, aty ku Oklahoma City Thunder u mposht vetëm më një pikë epërsi nga Chicago Bulls, me rezultat 110:111.

Më i miri në këtë sfidë ishte basketbollisti i Oklahoma-s, Shai Gilgeous-Alexander, i cili shënoi 31 pikë e 10 asistime.

Ndërsa për Bulls lojë të mirë shfaqi Nikola Vucevic, duke shënuar 26 pikë e 15 kërcime.

Me këtë sukses, Bulls vazhdojnë të ruajnë pozitën e tretë në Konferencën Lindore, ndërsa Oklahoma gjendet në vendin e parafundit të Konferencës Perëndimore.

Në dy ndeshjet tjera, Cleveland Cavaliers arriti fitore të ngushtë me rezultat 95:93 ndaj Neë York Knicks, si dhe New Orleans Pelicans mposhti Indiana Pacers me rezultat 117:113.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore