Radhitja

NBA/ Rezultatet e përballjeve të sotme


Konferenca e Perëndimit në NBA, ka patur pesë përballje të martën në mbrëmje (duke ju referuar kohës lokale), ku Los Angeles Lakers-at mbeten në krye, pasi morën një tjetër fitore, Brooklyn Nets-at ishin bindshëm më lart se Utah Jazz-i, ndërsa ndeshjet e tjera ishin me diferenca më të ulta mes ekipeve në pikët e realizuara.

Rezultatet e takimeve ishin:

Utah Jazz 96-130 Brooklyn Nets.

Për Jazz-in shënoi Donovan Mitchell-i 31 pikë, katër rebounds dhe katër asiste. Ndërsa për Nets-at, Kyrie Irving-u shënoi 29 pikë, gjashtë bllokime dhe pesë asiste.

Mungesa e madhe e sfidës ishte ajo e Kevin Durant-it, i Nets-it, i cili për shkak të rregullave mbi Covid-19, nuk u lejua të marri pjesë, sepse një i afërm i tij kishte rezultuar me Covid-19.

Los Angeles Lakers 94-92 Memphis Grizzles

LeBron James shwnoi pwr LA Lakers-at, 26 pikë, 11 rebounds dhe shtatë asiste, po 26 pikë shënoi edhe shoku i tij i skuadrës Anthony Davis-i. Për Grizzeles-at më produktivi ishte Jonas Valanciunas-i, me 13 pikë, 11 rebounds dhe dy asiste.

Minnesota Timberwolves 116-123 Denver Nuggets

Nikola Jokic ishte basketbollisti më i mirë i takimit. Anëtari i Nuggets-it shënoi 35 pikë, 26 rebounds dhe gjashtë asiste, duke qenë dhe basketbollisi me statistikat më të mira në të pesta ndeshjet.

Për Timberwolves-at, D’Angelo Russell-i, ishte më produktivi, shënoi 33 pikë, tre rebounds dhe 11 asiste.

San Antonio Spurs 116-113 Los Angeles Clippers

Për Spurs-at, lojtari i ndeshjes ishte Dejounte Murray, me 21 pikë të shënuara, pesë rebounds dhe pesë asiste.

Për miqtë e Clippers, Kawhi Leonard-i, ishte kryesori, me 30 pikë të shënuara, tre rebounds dhe 10 asiste.

Chicago Bulls 111-108 Portland Trail Blazers

Coby White-i shënoi 21 pikë, 10 rebounds dhe pesë asiste, për Bulls-at. Në krahun tjetër Damian Lillard-i shënoi 24 pikë, pesë rebounds dhe nëntë asiste, për Trail Blazers-at.

Aktualisht Konferencën e Perëndimit e udhëheq Los Angeles Lakers, me gjashtë fitore dhe dy barazime, i ndjekur nga Phoenix Suns me pesë fitore dhe dy humbje dhe në vendin e tretë është Los Angeles Clippers me pesë fitore dhe tre humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore