Përballje

Miami Heat është një fitore larg finales së madhe, thellon epërsinë ndaj Boston Celtics


Miami Heat tani është edhe më afër finales së madhe në NBA.

Heat e morën fitoren e tretë, duke e mposhtur Boston Celtics me 26 pikë epërsi, me shifrat 128:102.

Gabe Vincent me 29 pikë, dy kërcime e tre asistime dhe Duncan Robinson me 22 pikë, dy kërcime e katër asistime ishin më të dalluarit nga ana e Miami-t.

Ndërsa Jayson Tatum te Celtics e mbylli ndeshjen me 14 pikë, 10 kërcime e dy asistime.

Ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet më 24 maj në ora 2:50 të mëngjesit (me kohën tonë lokale) dhe në rast se Heat shënon fitore atëherë do të kualifikohet në finalen e madhe.

Në finale me shumë mundësi ata do të përballen me Denver Nuggets, që po ashtu e kanë epërsinë prej 3 me 0 ndaj Los Angeles Lakers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore