Përballje

NBA/ Miami Heat dhe Phoenix Suns dyfishojnë epërsinë e ndeshjeve çerekfinale


Liga amerikane e basketbollit, NBA, është duke vazhduar me fazën çerekfinale të “play-off”-it.

Orët e hershme të mëngjesit të së enjtes (me kohën tonë lokale) u zhvilluan dy takime mjaft interesante.

Miami Heat ka shënuar fitore me rezultat 119:103 ndaj Philadelphia 76ers, kështu duke e çuar serinë e ndeshjeve në 2:0.

Bam Adebayo me 23 pikë e nëntë kërcime ishte më efikasi në këtë takim, derisa Jimmy Butler kontribuoi me 22 pikë e 12 asistime në radhët e Miam-it.

Derisa te 76ers u dallua Tyrese Maxey, i cili kontribuoi me 34 pikë.

Takimi i radhës mes tyre do të zhvillohet më 7 maj, ku në dy ndeshjet e ardhshme, 76ers do të jenë vendas.

Fitoren e dytë e ka marrë edhe Phoenix Suns që ka mposhtur Dallas Mavericks 129:109 për të ngritur në 2:0 serinë e ndeshjeve.

Devin Booker ka qenë fantastik në këtë takim me 30 pikë, derisa Chris Paul shtoi 28 të tjera.

Kurse në radhët e Mavericks, edhe këtë herë lojë të mirë shfaqi Luca Doncic, i cili shënoi 35 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore