Përballje

NBA/ Kampionët fitojnë ndaj Chicago Bulls, pësojnë humbjen e radhës Warriors


Kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, janë rikthyer te fitorja, teksa kanë mposhtur Chicago Bulls me rezultat të thellë 126:98.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi në këtë sfidë duke realizuar 25 pikë, 17 kërcime e pesë asistime, derisa edhe Jrue Holiday shfaqi lojë të mirë me 27 pikë e shtatë kërcime.

Ndërsa te Chicago u dalluan Nikola Vucevic me 22 pikë e shtatë kërcime dhe DeMar DeRozan e Zach LaVine me nga 21 pikë.

Ndërkohë, Golden State Warriors po vazhdojnë me formë të dobët, të cilët pësuan humbjen e tretë radhazi.

Warriors këtë radhë u mposhtën në udhëtim nga Orlando Magic me rezultat 94:90.

Jordan Poole shfaqi lojë të mirë te Warriors me 26 pikë e gjashtë asistime, derisa te Orlando u dalluan Wendell Carter me 19 pikë e tetë kërcime dhe Franz Wagner me 18 pikë.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Clippers, e cila përfundoi me rezultat 127:115 në të mirë të Nuggets.

Edhe në këtë ndeshje, Nikola Jokic shfaqi lojë të mirë me 30 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime te vendasit, derisa te Clippers u dallua Terance Mann me 24 pikë e tetë kërcime.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Trae Young realizoi 45 pikë në fitoren e ekipit të tij, Atlanta Hawks në udhëtim te New York Knicks me shifrat 111:117.

Përveç Young, lojë të mirë shfaqi edhe Bogdan Bogdanovic me 32 pikë si dhe te Knicks u dallua kanadezi, Barrett me 30 pikë, 13 kërcime e tre asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore