Përballje

NBA/ Boston Celtics shënojnë fitoren e tetë radhazi


Skuadra e Boston Celtics po kalon një formë shumë të mirë në NBA, të cilët mbrëmjen e kaluar shënuan fitoren e tetë radhazi.

Celtics këtë radhë mposhtën në shtëpi Atlanta Hawks me rezultat 105:95.

Basketbollisti i Celtics, Jayson Tatum, ishte i më i dalluari në këtë sfidë me 38 pikë, 10 kërcime e tre asistime, duke shtuar edhe dy bllokada.

Derisa me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown me 17 pikë e nëntë kërcime te skuadra fituese.

Trae Young ishte më efikasi tek Hawks me 30 pikë e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës së tij.

Me këtë sukses, skuadra e Boston Celtics ruan pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, të cilët kanë 33 fitore e 25 humbje.

Ndërsa Atlanta Hawks renditet pesë pozita më poshtë, me 26 fitore e 30 humbje.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Minnesota Timberwolves arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim te Indiana Pacers, me rezultat 102:129.

Anthony Edwards ishte më efikasi në këtë sfidë, duke realizuar 37 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Ndërsa për Indiana Pacers u dallua Oshae Brissett, duke shënuar 22 pikë e 13 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore