Përballje

Natë me befasi në NBA


E diela në NBA filloi me ndeshjen mes Jazz dhe Golden State Warriors, ndërsa përfundoi me ndeshjen mes New Orleans Pelicans dhe Los Angeles Clippers.

Dueli mes Jazz dhe GSW u mbyll me fitore të këtyre të fundit të cilët dominuan të gjithë lojën dhe fituan ndeshjen me rezultat 131:119.

GSW e filluan ndeshjen më së miri me dominim që nga çereku i parë. Edhe pse Jazz provuan të kthenin rezultatin disa herë, GSW nuk i lejonte duke e shtuar epërsinë menjëherë.

GSW kishin pesë lojtarë me pikë dyshifrore ku më të dalluarit ishin Stephen Curry me 32 pikë e 9 asistime, Andrew Wiggins me 28 pikë dhe Draymond Green i cili arriti treshifrorë të dyfishtë me 11 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.

Ndërsa Jazz kishin katër lojtarë me më shumë se 20 pikë por kjo nuk mjaftoi për fitore. Më të dalluarit te Jazz ishin Donovan Mitchell me 24 pikë, Rudy Gobert me 24 pikë e 28 kërcime, Mike Conley me 23 pikë e 6 asistime dhe Jordan Clarkson me 21 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=eeUdTkGQ3uo&ab_channel=MLGHighlights

Një ndeshje tjetër interesante ishte mes Miami Heat dhe Orlando Magic.

Magic ishin në epërsi pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund fitues ishin Heat me rezultat 102:97.

Jimmy Butler kishte një performanc fantastike ku i siguroi Heat fitoren e tyre të 10 në 11 ndeshjet e fundit.

Më të dalluarit te Heat ishin Jimmy Butler me 29 pikë, 7 kërcime, 9 asistime dhe u tregua i mrekullueshëm në anën defansive ku vjedhi topin 5 herë dhe kishte një bllokad. Tyler Hero po ashtu kontriboi me 22 pikë e 8 kërcime dhe Kelly Olynyk me 18 pikë e 7 kërcime.

Kurse te Magic më të dalluarit ishin Nikola Vucevic me 38 pikë, 10 kërcime e 6 asistime dhe Terrence Ross me 31 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=tqkK8uE4fv8&ab_channel=NBA

Ndeshjet e NBA u mbyllën me duelin mes Clippers dhe Pelicans ku këta të fundit arritën fitore bindëse me rezultat 135:115.

Pelicans e filliuan ndeshjen me dominim ndaj Clippers ku mbajtën gjithë pjesën e parë një epërsi prej së paku 10 pikëve.

Më të dalluarit te Pelicans ishin treshja Brandon Ingram, Zion Williamson dhe Lonzo Ball të cilët u kombinuan për 70 pikë. Ingram ka 23 pikë e 5 asiste, Williamson me 27 pikë dhe Ball me 20 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Kurse te Clippers më të mirët  ishin Kaëhi Leonard me 23 pikë e 5 kërcime dhe Reggie Jackson me 18 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=jc2ynQBdgUI&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore