Jetesë & Stil

Naomi thyen heshtjen, shpalos detaje rreth lindjes së fëmijës së parë


Modelja e famshme angleze, Naomi Campbell, ka befasuar të gjithë teksa ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare.

Campbell kishte ndarë një fotografi të këmbës së bebës së saj dhe gjithashtu kishte shkruar një urim dedikues të ëmbël për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, kishte shkruar Naomi.

Ndërsa, disa ditë pas lindjes, modelja e famshme që nga vitet e 90-ta, ka rrëfyer momentin kur u bë nënë për herë të parë duke theksuar se ishte duke e dëgjuar Bob Marley-n.

“Muzika është me mua në momentet më speciale, ju e dini sapo u bëra mama dhe ndërkohë që vajza vinte në jetë, unë dëgjoja Bob Marley-n. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia”, është shprehur Naomi Campbell.

Por, Naomi nuk ka dhënë detaje rreth asaj se si ka ardhur në jetë vogëlushja dhe shumë fansa dyshojnë se atë në jetë e ka sjellur një nënë tjetër që ndryshe njihet me termin – surrogate.

Modelja ishte fotografuar në Neë York tre javë para se të lindte dhe është parë në top formë e pa bark të rrumbullakosur.

Gjithsesi, na mbetet të presim derisa vetë Naomi Campbell të vendos të shpalos detaje nga ky “mister”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore