Stil

Naomi Campbell zbulon portretin e vajzës së saj – hedh poshtë aludimet rreth adoptimit


Modelja ikonike, Naomi Campbell ka këmbëngulur se vajza e saj nuk ishte birësuar, ndërsa zbuloi fytyrën e saj për herë të parë në një intervistë të re për revistën, British Vogue.

Supermodelja, 51 vjeçe, mahniti fansat duke njoftuar lindjen e vajzës së saj në maj, vetëm disa javë pasi u shfaq në pistën e Javës së Modës në Paris, ku nuk u vu fare re barku i fryrë nga periudha e pritjes së ëmbël.

Naomi Campbell – British Vogue.

Por ajo këmbëngul se fëmija nëntë muajsh – emri i babait biologjik i të cilit nuk është zbuluar kurrë – është i saj në mes të spekulimeve në rritje në lidhje me prejardhjen e tij biologjike.

Naomi ishte shumë e rezervuar gjatë intervistës së re, dhe pavarësisht se konfirmoi se vajza e saj nuk ishte e birësuar, nuk pranoi të zbulonte detaje të tjera rreth lindjes së saj.

Tutje, Naomi këmbënguli se ajo ende e do modelingun, megjithatë pranoi se sa më shumë rritet, aq më shumë “me nerva” bëhet.

Naomi Campbell – British Vogue.

“Më pëlqen ende, por është nervozizëm” – shpjegoi nëna e një fëmije.

“Sepse unë jam 51 vjeç, duke ecur me vajza që janë 18! Është e mrekullueshme të jem me këta të rinj në moshën time, por më duhet të them, në një nga shfaqjet kam thënë: ‘Hajde vajza! Ngrini këmbët tuaja! Pse po ecni kaq ngadalë?’”, shtoi ajo.

Modelja tregoi se gjerat nuk ishin të lehta në fillimet e saj të karrierës, duke thënë se – “Kishte shumë raste kur ecja në shfaqjet e modës, por kurrë nuk më zgjodhën për fushatat reklamuese dhe do të dhembte shumë”.

Naomi Campbell – British Vogue.

“Do të më duhej të vazhdoja të lëvizja. Sigurisht, do të ishte mirë të kisha pasur atë mbështetje rreth meje atëherë, por jam krenare që e shoh këtë të ndodhë tani, jam krenare që shoh diversitetin tani”, tha ajo.

Ikona e viteve ’90 kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë që kur ishte parë në rrugët e New York-ut me një fustan shumë të gjerë dhe pak masë të shtuar.

Naomi Campbell.

Supermodelja – e cila besohet se është beqare – i befasoi ndjekësit e saj në Instagram në momentin kur shpërndau një foto ku kishte në krahë vajzën e saj të porsalindur dhe deklaroi se nuk ka ndjerë kurrë një “dashuri më të madhe”.

Naomi Campbell dhe Skepta.

Naomi ishte në lidhje për herë të fundit me rep artistin, Skepta në vitin 2018, por u nda dhe vetëm një vit më vonë nisi një tjetër lidhje me artistin Liam Payne vitin.

Ajo është e njohur për romancat me burra të profilit të lartë me njerëz si Diddy, Robert De Niro, Mike Tyson dhe miliarderi rus Vladislav Doronin.

Vladislav Doronin dhe Naomi Campbell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore