Lajme

Mozambik/ Cabo Delgado, baza më e fundit e Shtetit Islamik?


Gjatë javëve të fundit, në një cep të largët të Mozambikut, ka shpërthyer një luftë e hapur pas një rebelimi islamik.

Korrespondenti i BBC-së për Afrikën, Andrew Harding, raporton për një sërë masakrash, dekapitime dhe sekuestrime të dy qyteteve në provincën veriore të Cabo Delgado-s.

Sipas gazetarit, të armatosurit, veshur me uniformat e ushtrisë së Mozambikut, ecnin qetësisht pranë barit ndërsa kalonin tek një ndërtesë, në dukje të patrazuar nga zhurmat e të shtënave.

Raportohet se, në sfond, dëgjoheshin të shtëna. Në të njëjtën kohë që dikush bërtiste “Allahu Akbar”, merrte si përgjigje “Zoti është më i madhi”.

Videot e regjistruara muajin e kaluar në një celular në Muidumbe, ishin prova e fuqishme e një konflikti të errët në rajonin më verior të Mozambikut.

Në një tjetër video, disa javë më parë, shfaqej një burrë i pajetë. Me shumë gjasa, një polic i shtrirë në një pellg gjaku. Kamera, më pas, zbulonte një kufomë tjetër. Gjithashtu, dukej dhe një person i tretë, i vrarë brenda një automjeti të policisë. Një trup i tjetër shfaqej i vrarë në një ambient të hapur. Në fund, mund të shquaje një grumbull të madh armësh automatike në një dyqan policie apo ushtarak.

Sa të afërta janë lidhjet me Shtetin Islamik?

Pamjet u filmuan në portin strategjik të Mocimboa da Praia-s, i cili u okupua nga militantët më 24 mars. Dy ditë më vonë, ata pushtuan një tjetër vend të rëndësishëm, Quissanga.

Dy sulmet e mëdha dhe të sofistikuara ushtarake janë prova e një ndryshimi rrënjësor në strategji për grupin e njohur lokalisht si al-Shabab. Edhe pse nuk ka lidhje të njohura me grupin xhihadist Somali me të njëjtin emër, që është i lidhur me al-Qaeda.

Përgjatë dy viteve të fundit, duke operuar në hije, janë sulmuar fshatra të largëta në të gjithë krahinën. Kjo, duke u zënë pritë patrullave të ushtrisë në rrugë të izoluara, përhapur terror në shumë komunitete rurale, duke detyruar ndoshta edhe 200 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, pa shpjeguar kërkesat e tyre.

Videot nga Mocimboa da Praia dhe zona e Muidumbe-s u përfshinë shpejt në të ashtuquajturën propaganda filmike e Shtetit Islamik (IS), transmeton Agjencia e Lajmeve Amaq.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh të ndodhura kohëve të fundit në Mozambik. Ky vende ka një popullsi myslimane prej rreth 18% . Duket se Shteti Islamik po promovon përfshirjen e tyre në si pjesë e një operacioni “ekskluzivi” me qëllim zgjerimin e gjurmëve të tyre në disa zona të Afrikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore