Sport

Mourinho rrezikon të pezullohet për ndeshjen ndaj Inter-it pas fyerjeve ndaj gjyqtarit


Prokuroria Federale e Federatës së Futbollit të Italisë thuhet se ka nisur një hetim pas pretendimeve të trajnerit të Romës, Jose Mourinho-s, kundër gjyqtarit Daniele Chiffi.

Mourinho u zemërua me Chiffi-n të mërkurën mbrëma pas barazimit 1:1 kundër Monza-s në stadiumin “U-Power”.

Ai tha se Chiffi ishte “arbitri më i keq” që ai kishte parë në karrierën e tij, duke zbuluar se ai shkoi në fushë me një mikrofon të fshehur për të “regjistruar gjithçka”.

“Ky ishte arbitri më i keq që kam hasur në karrierën time. Më besoni, jam marrë me shumë arbitra që ishin të këqij. Normalisht, kur flas për gjyqtarët, është sepse ata kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në lojë”, ka thënë trajneri portugez pas ndeshjes.

“Ai ishte i tmerrshëm. Ai nuk ka lidhje njerëzore me askënd. Ai nuk ka empati, i dha karton të kuq një lojtari që rrëshqiti, sepse ishte i rraskapitur në minutën e 96-të (Celik)”, ishin disa nga fjalët e Mourinho-s në një prononcim për DAZN.

Sipas ANSA, Prokurori Federal i FIGC ka nisur tani një hetim që mund të çojë në një pezullim për portugezin.

Trajneri i Monza-s, Raffaele Palladino, mbrojti arbitrin mbrëmë, duke fajësuar Mourinho-n dhe rezervistët e Romës, duke thënë se protestat e tyre të përsëritura kanë qenë të egra.

Nëse Mourinho pezullohet, ai do të humbasë ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër ish-klubit të tij Inter-it.

Kjo është një ndeshje kyçe në garën për një vend në Ligën e Kampionëve pasi Inter-i aktualisht është në vendin e katërt dhe janë vetëm dy pikë mbi Romën, Atalanta-n dhe Milan-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore