Sport

Mourinho bën zgjedhjen për sulmin


Jose Mourinho ka filluar të planifikojë se si do të duket skuadra e tij për sezonin e tij të parë në krye të stolit verdhekuq.

Me Edin Dzeko-n që tashmë nuk është më në formën e tij më të mirë, Mourinho ka menduar edhe për sulmin.

Sipas mediave italiane, i përzgjedhuri i tij është sulmuesi i Torino-s, Andrea Belotti.

Madje, Tuttosport thotë që interesi ka shkuar deri në atë fazë ku kanë filluar edhe negociatat.

Belotti për momentin është pjesë e Italisë, ku do të udhëheq sulmin në këtë Evropian shumë të rëndësishëm.

Por, nëpërmjet agjentit të tij, Andrea ka dhënë dritën jeshile për një lëvizje të mundshme.

Ai po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Torino-n.

Negociatat për rinovim kanë dështuar për shkak se Belotti kërkon një skuadër më të madhe.

Kjo është edhe arsyeja pse presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, ka vendosur që ta shesë Belotti-n këtë verë.

Roma është e gatshme të paguajë 30 milionë, por me interesin e madh që Belotti tërheq, kërkesa për shërbimet e tij do të jetë shumë më e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore