Sport

Mouratoglou: Serena mund të fitojë çdo Slam në 100%-shin e saj


Trajneri i Serena Williams, Patrick Mouratoglou, beson dhe shpreson se kampionia amerikane do të jetë konkurrente e fortë në Grand Slam-in francez (French Open), i cili do të zhvillohet më 17 maj e do të zgjasë deri më 6 qershor.

Fituesja e 23 Grand Slam-eve nuk është parë më në një fushë tenisi që kur humbi ndaj japonezes Naomi Osaka, në gjysmë-finalen e Australian Open-it në 18 shkurt, me rezultatin 6 – 3; 6 – 4.

 

Williams ia ka vënë syrin titullit të saj të 24-t prej kohësh. Në ku

Serena dhe Naomi takohen pas përfundimit të gjysmë-finales në Melbourne

adër të kësaj vendosmërie, Mouratoglou ka thënë se 39-vjeçarja nuk është ndjerë kurrë më mirë se tani. Mouratoglou shpreson që në Roland Garros (stadiumi i kampionatit francez), do të jetë vendi në të cilin Williams do të sprovojë kohën e gjatë parapërgatitore që ka shpenzuar gjatë gjithë kësaj kohë.

 

Williams u tërhoq nga Miami Open i nisur në 22 mars me kohëzgjatje deri në 4 prill. Lajmin e njoftoi vetë ajo nëpërmjet Twitter-it.

“Përpjekja e paepur e saj (Williams) e vendosur në përgatitjen për Kupën e Melbourne-it (Australian Open), nuk do të shkojë dëm sepse është çelësi i suksesit. Ajo tregoi formë të shkëlqyer në Australia dhe në atë synojnë – t’ja ruajmë formën sepse ky faktor do të jetë vendimtari në fushën me dhe (French Open)”, u shpreh Mouratoglou për Sky Sports.

“Niveli i konkurrencës është maksimal por, ende shpresoj sepse nëse Serena është në 100%-shin e saj, mund të fitojë çdo Slam”, përfundoi Mouratoglou.

Ish-numëri një në botë në kategorinë individuale të WTA-së (Shoqëria Botërore e Tenisit për Femrat), Serena Williams, pasi humbi me Osaka-n, zbriti në vendin e shtatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore