Përballje

Mosrespektimi i karantinës rezulton me anulimin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës


Kualifikueset e Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës u pezullua gjatë pjesës së parë të së dielës, pasi zyrtarët brazilianë të shëndetësisë hynë në fushë për të kundërshtuar përfshirjen e tre lojtarëve argjentinas të premierligës, të akuzuar për thyerjen e protokollit të karantinës.

Argjentina doli nga fusha në Corinthians Arena pas ndërhyrjes së zyrtarëve rreth gjashtë minuta në ndeshje, me Emiliano Martinez të Aston Villa dhe dyshen e Tottenham Hotspur, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso në qendër të polemikës.

Të tre lojtarët ishin startues për Argjentinën, me Emiliano Buendia të Aston Villa-s gjithashtu në skuadrën argjentinase.

Argjentina njoftoi se ndeshja ishte pezulluar pasi zyrtarët biseduan me të dyja palët për më shumë se 20 minuta, CONMEBOL është tashmë prapa në ndeshjet e kualifikimit, dhe mbetet e paqartë kur ose nëse ndeshja do të vazhdojë.

“Anvisa (Autoriteti Shëndetësor Brazilian) e Brazilit, e konsideron situatën si rrezik serioz për shëndetin dhe kështu u ka kërkuar autoriteteve shëndetësore vendore që të përcaktojnë karantinën e menjëhershme të lojtarëve,” tha autoriteti shëndetësor brazilian, Anvisa, në një deklaratë para lojës.

“Ata janë ndaluar nga pjesëmarrja në çdo aktivitet dhe duhet të parandalohen që të qëndrojnë në tokën braziliane”.

Nëse dërgohen direkt në Angli, lojtarët rrezikojnë të shërbejnë një periudhë 10-ditore karantine, e cila do të ndalonte ata të luajnë për skuadrat paraprake.

CONMEBOL tashmë ka sqaruar qëndrimin e tyre mbi situatën, duke vendosur përgjegjësinë në derën e FIFA –s.

“Kualifikimet e Kupës së Botës është një kompeticion i FIFA -s”, lexohej në deklaratën e shkurtër. “Të gjitha vendimet në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e tij janë fuqia ekskluzive e atij institucioni”.

Ndërkohë, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit Claudio Tapia ka mohuar çdo keqbërje në përfshirjen e Martinez, Romero, Lo Celso dhe Buendia.

“Ju nuk mund të flisni për ndonjë gënjeshtër këtu sepse ekziston legjislacioni shëndetësor sipas të cilit luhen të gjitha turnet e Amerikës së Jugut, autoritetet shëndetësore të secilit vend miratuan një protokoll që ne e kemi respektuar plotësisht”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore