Futboll

Mosha nuk është problem për Cristiano Ronaldo-n


Cristiano Ronaldo

Ylli portugez dhe fituesi i pesë Topave të Artë, ka deklaruar se është në gjendje të luajë të paktën deri në moshën 40 vjeç.

Në pesë shkurt të 2020-ës, Cristiano Ronaldo mbushi 35 vjeç dhe ende nuk tregon shënja “plakjeje”.  Aq më pak të tërhiqet nga futbolli.

Gjithçka do të varet nga motivacioni që do të gjej. Sa i përket aspektit fizik, nuk do të jetë problem. E trajtoj mirë veten time dhe besoj se do arrij të luaj deri në moshën 40 vjeçare. Sinqerisht, faktori thelbësor do të jetë ai psikologjiku. Ai do të bëjë diferencën” është shprehur Ronaldo për portalin online Marca./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore