“Mos qëlloni të parët”, është urdhri që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u ka dhënë udhëheqësve të strukturave paralele në Veri, pasi kanë kuptuar planin operativ të Policisë së Kosovës për të marrë objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Këto informacione kanë ardhur tek perëndimorët, konfirmon një burim ndërkombëtar për Albanian Post.
I njëjti burim thotë se tashmë nga pala serbe është aktivizuar protokolli i sigurisë.
“Beogradi ka aktivizuar protokollin e vetë të sigurisë, urdhri është ‘Don’t shoot first (mos qëlloni të parët)”, ka treguar burimi për AP-në.
Në anën tjetër AP ka mësuar se Qeveria e Kosovës planin për kthimin e objekteve komunale në tri komunat veriore po e bën në kundërshtim me sugjerimet e shteteve të QUINT-it në Kosovë.
Qeveria paraprakisht i ka njoftuar ambasadat e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kosovë, por nuk ka gjetur pajtimin e tyre për këtë veprim.
Qeveria, pa pajtimin amerikan, e vendosur t’i kthejë objektet komunale në Veri
Përkundër kësaj, nuk do të ishte hera e parë që qeveria do të mund të tërhiqej nga vendimet për shkak të implikimeve që mund të pasojnë.
Risku do të ishte shumë i madh nëse do të ndërmerrej një veprim i tillë pa koordinim me ndërkombëtarët.
Nuk ka ende qartësi se cili është saktësisht operacioni i veprimit në këtë drejtim.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë komentuar situatën, por në terren janë parë forca policore rreth objekteve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, derisa është dëgjuar alarmi i lëshuar i sigurisë.
Albanian Post ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, për informacione shtesë, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të mediumit.
Telefonatave nuk u është përgjigjur as Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
IPK-ja kërkon suspendimin e një togeri policor, dyshohet për keqpërdorim të pozitës
-
Hamasi refuzon apelin e 18 vendeve: Po injorohen të drejtat e palestinezëve
-
Opozita i kërkon Kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit për Shëndetësinë
-
Propozimi i Egjiptit: Hamasi lirojë 33 pengje, të vetmit ende gjallë
Lajmet kryesore
-
Rama për “Corriere”: Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
-
Opozita i kërkon Kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit për Shëndetësinë
-
‘Evropa mund të vdesë’ – Cilat janë propozimet e Macron për ta shpëtuar?
-
Rohde e përmendi Asociacionin, Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE