Lajme

Hamasi refuzon apelin e 18 vendeve: Po injorohen të drejtat e palestinezëve


Hamasi i është përgjigjur thirrjes së publikuar dje nga 18 vende për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje që do të shihte një pauzë në luftimet në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite.

Këtë e raporton “Al Jazeera”.

Në përgjigje, Hamasi tha se i vjen keq që letra nuk trajton çështjet themelore me të cilat përballet populli i Gazës.

Ai shton se letra nuk nënvizon nevojën për një armëpushim të përhershëm në enklavë dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite.

Hamasi ka thënë se është i hapur ndaj çdo propozimi që merr parasysh të drejtat palestineze.

Deklarata gjithashtu bën thirrje për kthimin e sigurt të njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza dhe ndihmë për rindërtim, si dhe një rrugë drejt vetëvendosjes.

Të gjitha vendet që nënshkruan letrën drejtuar Hamasit kanë qytetarë që besohet se mbahen ende peng në Gaza.

Nënshkruesit përfshijnë Argjentinën, Austrinë, Brazilin, Bullgarinë, Kanadanë, Kolumbinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë, Serbinë, Spanjën, Tajlandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore