Lajme

Propozimi i Egjiptit: Hamasi lirojë 33 pengje, të vetmit ende gjallë


Ka një përpjekje nga Kajro për të rifilluar bisedimet me një propozim egjiptian që do të përfshinte lirimin e 33 pengjeve, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të sëmurë.

Një zyrtar izraelit e tha këtë për “Jerusalem Post”, në lidhje me delegacionin egjiptian që u takua me ndërmjetësit izraelitë për të diskutuar pengjet dhe armëpushimin në Gaza.

Sipas faqes së internetit izraelite, zyrtarët e inteligjencës izraelite besojnë se vetëm 33 të rrëmbyer janë ende gjallë, nga gjithsej 133 që ende mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera terroriste palestineze në Rrip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore