Lajme

Moldavia hap çështje penale për raketat ruse që shkelën hapësirën ajrore


Në Moldavi, Prokuroria për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Çështjeve Speciale (PCCCOCS) ka nisur procedimin penal për faktin se raketat ruse kanë fluturuar në hapësirën ajrore të vendit.

Bëhet fjalë për datat 10 dhe 31 tetor.

Kështu ka raportuar media ukrainase “European Pravda”.

Në rastin e tre raketave ruse që kaluan hapësirën ajrore të Moldavisë më 10 tetor, ka të bëjë me shkelje të rregullave të fluturimeve pa leje paraprake.

Kurse sa i përket raketës së lëshuar nga Rusia, e cila ra në territorin e Moldavisë më 31 tetor, hetimi po kryhet sipas nenit të Kodit Penal për dërgimin, vendosjen, aktivizimin ose shpërthimin e një mjeti shpërthyes ose mjeti tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore