Stil

Moda ndryshon edhe stilin e meshkujve


Covid-19 solli ndryshime edhe për industrinë e modës, duke inspiruar stilistët për veshje të ndryshme.

Markat dhe stilistët e njohur kanë prodhuar veshje të çuditshme pas Covid-19.  Veshjet e 2021- për meshkuj do jenë shumë të veçanta këtë vit.

Meshkujt ka gjasa të heqin dorë nga veshjet e rehatshme, që u mësuan.

Marka e njohur pranë prada ka prezantuar për këtë vit, veshje të qëndisura me dorë. Në disa raste, kostumet e gjatë përshijnë të gjithë veshjen.

Markat e tjera bënë një përzierje mes tradicionales dhe modernes.

Ermenegildo Zegna në Itali ofroi një koleksion të veçantë. Bluza të hapura dhe xhaketa që duken si robdeshamër.

Hermes nxorri në treg pantallona me bel të lartë dhe xhaketa gri, që me shumë gjasa do të vazhdojë gjatë.

 

Markat e tjera dukeshin më normale, dhe më pak të lidhura me pandeminë. Stilistja e njohur britanike Grace Wales Bonner është frymëzuar nga studentët me ngjyrë, në universitetin e Oxford në vitet 1980-të, për të krijuar veshje sportive.

Virgil Abloh, drejtori artistik i veshjeve për burra, krijoi një koleksion me pallto të gjata deri në fund të këmbëve, këmisha me vija që kombinonin me kravatën. Stilistët duken të etur për të ekuilibruar një normale që ishte para pandemisë dhe pas saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore