Sport

MLS po heton transferimin e Matuidi te Inter Miami i Beckham-it


Kalimi i mesfushorit francez, Blaise Matuidi te Inter Miami në Major League Soccer (MLS) po hetohet nga këta të fundi nëse rregulli i pagave është thyer apo jo.

MLS po kërkon të zbulojë nëse klubi i David Beckham-it e pagoi 33-vjeçarin në mënyrë të parregullt.

Rregulli i MLS është që çdo ekip mund të përdorë 2.8 milionë euro të alokuara për lojtarët me kosto të lartë, pa tejkaluar kufijtë e pagave, e cila ishte 4.8 milionë dollarë në vitin 2020.

“MLS ka filuar një rishikim zyrtar të nënshkrimit të Inter Miami-t me mesfushorin Blaise Matuidi, duke hetuar posaçërisht nëse nënshkrimi i lojtarit ishte në përputhje me buxhetin e pagave dhe udhëzimet e MLS”, thuhet në deklaratën e këtyre të fundit.

Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e Inter Miami-t, rreth lajmeve për hetimin.

“Inter Miami pranon deklaratën e bërë nga MLS sot dhe ne shpresojmë që të angazhohemi plotësisht me procesin e rishikimit të ligës”.

Pasi fitoi Kupën e Botës në 2018 me Francën, Matuidi kaloi dy sezone me Juventus-in, para se të largohei për në SHBA më 13 gusht të 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore