Kosova

Miratohet projektligji për Sekuestrimin e pasurisë dhe ai i Provimit të Jurisprodencës


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e së premtes së 19 nëntorit kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

Ky projektligj është miratuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kjo parti mbështetë këtë projektligj, gjithashtu edhe deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se do të mbështet çfarëdo ligi që mendojnë dhe besojnë që e forcon Kosovën.

Mbështetje i ka dhënë edhe Erxhan Galushi, nga Grupi Multietnik.

Gjithashtu, me 58 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, është miratuar projektligji për Provimin e Jurisprudencës.

Pas vazhdimit të seancës e cila ka filluar në orët e mëngjesit të së premtes, në seancë ishin të pranishëm 61 deputetë.

Miratimi i këtyre dy projektligjeve ndodhi pas debateve dhe përplasjeve në mes të opozitës dhe pozitës.

Ndërsa deputetët shkuan në pauzë pasi në seancë nuk kishte kuorum për hedhjen në votim të këtyre projektligjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore