Stil

Miley Cyrus e quan ish-martesën me Liam Hemsworth “një katastrofë të madhe”


Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus e quajti ish martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth “një katastrofë e madhe”, teksa ndihmoi një çift të fejohej gjatë setit të saj në Lollapalooza në Brazili.

Krijuesja e hitit “Midnight Sky”, ka mbajtur koncertin në Sao Paulo fundjavën e kaluar dhe shfaqi para audiencës një çift homoseksual në skenë për propozimin e tyre të dashurisë.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus.

“Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja, e imja ishte një katastrofë”, ka thënë Cyrus duke iu referuar martesës së saj tashmë të prishur me Hemsworth.

Ikona 29-vjeçare e popit, e cila gjithashtu njoftoi albumin e saj të ri “Take Care: Miley Live”, i cili do të publikohet më 1 prill gjatë koncertit të saj, u nda nga aktori i “Hunger Games” në muajin gusht të vitit 2019, më pak se një vit pasi u martuan.

Por, Miley kishte pranuar edhe më parë se kishte shumë mosmarrëveshje në martesën e saj, teksa kishte deklaruar –  “Kishte shumë konflikte. Jam ai lloj personi që kur kthehem në shtëpi nuk dua të ankorohem nga dikush. Nuk dua drama dhe zënka”.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Ylli i hitit “Prisoner” ishte fejuar me Liam në muajin maj të vitit 2012, por ata u ndanë në shtator të vitit 2013, përpara se të ribashkoheshin në vitin 2016.

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2018 dhe divorci i tyre u finalizua në janar të vitit 2020.

Ylli pranoi se nuk e dinte nëse ajo dhe aktori 32-vjeçar do të kishin përfunduar martesën nëse nuk do të kishte qenë për shkatërrimin e shtëpisë së saj në Malibu që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 2018.

“Ne ishim bashkë që në 16. Na u dogj shtëpia dhe ishim të fejuar”, pati thënë Cyrus.

“Nuk e di nëse vërtet kemi menduar ndonjëherë se do të martoheshim, por kur humbëm shtëpinë tonë në Malibu, e cila nëse dëgjoni zërin tim para dhe pas zjarrit, ato janë shumë të ndryshme, kështu që trauma vërtet ndikoi në zërin tim”, pati shtuar ajo.

Mes tjerash, dyshja thanë se ajo ishte në Afrikën e Jugut në kohën kur humbi shtëpinë dhe nuk mund të kthehej menjëherë.

“Pikërisht, kafshët e mia ishin të lidhura në një shtyllë në plazh. Kam humbur gjithçka. Kisha kaq shumë dhe gjithçka ishte zhdukur, çdo këngë që kisha shkruar ndonjëherë ishte në atë shtëpi. Çdo fotografi që më kishin dhënë prindërit e mi, të gjithë skenarët e mi, humba gjithçka”, deklaroi Cyrus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore