Sport

Milan-i njofton afrimin e një tjetër sponsori


Klubi i Milan-it ka njoftuar afrimin e një tjetër sponsori “ENEOS Motor Oil”, që do të jetë Partneri Zyrtar i kuqezinjëve.

“ENEOS Motor Oil” ka mbi 10 vite në tregun Evropian dhe ka sjell revolucionin japonez në vajin e motorëve, jo më kotë lidhi marrëveshje me Milan-in, një prej klubeve më të mëdhaja në Evropë dhe Botë.

Si marka me famë botërore dhe përsosshmëri në sektorët përkatës, Milan-i dhe “ENEOS” bashkohen në atë që do të jetë partneriteti i dedikuar energjisë, inovacionit, performacës dhe pasionit.

Casper Stylsvig, shefi i financave të Milan-it tha për marrëveshjen me “ENEOS” se “”energjia dhe inovacioni janë dy fjalët kyçe të këtij partneriteti”.

Shinji Oka, drejtori i “ENEOS” për Evropen tha se “Marka ENEOS ka qenë gjithmonë aktive në mbështetjen e sportit përmes partneriteteve”.

“Ne tashmë kemi qenë partnerë me klube të tjera të futbollit, në basketboll dhe motorsport, por besojmë se ky partneritet paraqet një hap të madh përpara për ne”.

“Të qenit partner i një klubi që ka bërë historinë e futbollit në Itali, Evropë dhe në mbarë botën do ta bëjë markën ‘ENEOS’ të njohur për të gjithë tifozët e futbollit evropian, duke na lejuar të arrijmë një audiencë të gjerë dhe duke rritur ndërgjegjësimin për markën tonë”.

“Ne jemi shumë të lumtur që ‘ENEOS’ dhe AC Milan mund të fillojnë këtë udhëtim të ri së bashku, si një ekip fitues”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore