Pajisje

Meta ul çmimet në pajisjet e saj VR


Quest Pro premium do të shitet për 1,000 dollarë, në vend të çmimit të mëparshëm prej 1,500 dollarësh.

Rënia mjaft e ndjeshme e çmimit u njoftua nga vetë Mark Zuckerberg në një kanal në Instagram.

Ai thotë se masa ka për qëllim të ndihmojë “më shumë njerëz të futen në VR”.

Meta drops pricing on the Quest Pro and Quest 2 VR headsets

Meta Quest 2 256GB i nivelit më të lartë po bëhet gjithashtu më i lirë dhe do të shitet për 429 dollarë në vend të çmimit të mëparshëm prej 500 dollarësh.

Në ndërkohë, Quest 2 128GB bazik do të ruajë çmimin e tij prej 400 dollarësh, që do të thotë se një përmirësim i dyfishtë i hapësirës do t’ju kushtoj vetëm 30 dollarë më shumë.

Ju mund të mbani mend se vitin e kaluar Meta në fakt rriti çmimet për Quest 2.

Meta drops pricing on the Quest Pro and Quest 2 VR headsets

Versioni me 128 GB u rrit nga 300 në 400 dollarë, ndërsa ai me 256 GB nga 400 në 500 dollarë.

Në atë kohë, Meta shpjegoi rritjet e pazakonta të çmimeve me kosto më të larta të prodhimit dhe transportit.

Ai gjithashtu premtoi se të ardhurat shtesë do të përdoren për të rritur investimet në kërkimin dhe zhvillimin e VR.

Në fakt, nëse duhen besuar thashethemet, një gjeneratë e re pajisjes Quest pritet të lansohet në fund të këtij viti.

Kjo mund të jetë pjesë e arsyes pse Meta po përpiqet të lëvizë disa stoqe ekzistuese të produkteve të saj të gjeneratës aktuale përpara lansimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore