Pajisje

Meta dhe LG: Bashkëpunim për kufjet Quest Pro


Meta dhe LG po bashkëpunojnë për të zhvilluar një version të kufjeve të realitetit virtual Quest Pro.

Siç raportohet, Meta ka arritur një marrëveshje për një sipërmarrje të përbashkët me LG.

Këto kufje pritet të kushtojnë rreth 2,000 dollarë dhe do të përdorin teknologjinë e ekraneve të LG, si dhe komponentë të tjerë nga LG Innotek.

Meta Connect 2022: Meta Quest Pro, More Social VR and a Look Into the  Future | Meta

Por Meta ka planifikuar të nxjerrë (kufje më të thjeshta) një version më të lirë të kufjeve Quest në vitin 2024, me një çmim nën 200 dollarë.

Kjo do të shënojë një rënie të konsiderueshme të çmimit për linjën e Quest, pasi Quest 2 u shiti për 299 dollarë dhe Quest 3 u prezantua me një çmim prej 499 dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore