Sport

Messi: Zoti po ruante këtë moment për mua


Lionel Messi ishte në parajsën e futbollit pas fitores përballë Brazilit në finalen e Copa America.

Ky ishte trofeu i parë për Messi-n me Argjentinën, dhe numri 10 beson se zoti e kishte ruajtur këtë ë për të.

Messi tani nuk duhet të mbajë barën e të mos fituarit asnjëherë me Argjentinën, një gjë për të cilën ai gjithmonë kritikohej, nga të gjithë.

“Kisha nevojë për këtë fitore për të nxjerrë nga unë ‘therrën’ e dështimit me kombëtaren”.

“Isha afër shumë herë, dhe e dija që dikur do të ndodhte”.

“I falënderohem zotit që më dha këtë ë kundër Brazilit në finale dhe në shtetin e tyre”.

“Mendoj se ai po ruante këtë moment për mua”, tha Messi.

Messi ishte shumë i gëzuar, kuptueshëm.

Ky ishte titulli i parë për të me Argjentinën, por edhe për albiselestët i pari që nga viti 1993.

“Është e çuditshme, nuk mund të përshkruajë se si ndihem. Shumë herë duhej të largohesha i mërzitur”.

“Isha shumë i sigurt që ky ishte momenti i duhur për të ndryshuar rrjedhën e historisë”.

Messi mendon se kjo ndeshje do të mbetet në histori për një arsye tjetër.

“Përballë Brazilit, në Brazil, vërtetë historike”.

Messi tashmë ka një tjetër dilemë të madhe për të zgjidhur, e cila është kontrata me Barcelonën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore