Përballje

Mesjava në futbollin kosovar, të martën zhvillohen dy takime


Xhiro e 15-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet këtë mesjavë, ku të martën do të luhen dy takime.

Kampioni në fuqi, Prishtina, e pret Feronikelin, derisa Dukagjini do të jetë nikoqir i Ulpianës, ku dyja takimet do të luhen në ora 13:00.

Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” do kërkojnë të rikthehet te suksesi ndaj skuadrës së fundit në renditje.

Kryeqytetasit do të hyjnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi, ndërsa ekipi nga Drenasi vjen pas një forme shumë të dobët, ku gjashtë ndeshjet e fundit i ka po aq humbje.

Sa i përket ndeshjes së fundit të zhvilluar këtë sezon mes tyre, kishin triumfuar bardhekaltrit me rezultat të thellë 0:4.

Prishtina pas 14 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Feronikeli gjendet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, aty ku Dukagjini do të presë Ulpianën nga Lipjani.

Dukagjini u udhëhequr nga trajneri Armend Dallku, vjen në këtë takim pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, derisa Ulpiana u mposht nga Gjilani.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve, e cila u zhvillua në Lipjan, pati përfunduar me barazim pa gola.

Dukagjini pas 14 ndeshjeve, pozicionohet në vendin e nëntë me 15 pikë, derisa Ulpiana gjendet dy pozita më lartë, me 16 pikë të grumbulluara.

Xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të mbyllet të mërkurën, ku spikat derbi i Anamoravës, që do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Dritës.

Ndërsa dy takimet e tjera janë: Ballkani – Malisheva dhe Drenica – Llapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore