Lajme

Merkel dhe Macron, vendime për “forcimin e sovranitetit evropian”


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron, zhvilluan të premten një diskutim për projektet e përbashkëta në lidhje me mbrojtjen dhe sovranitetin e vendeve.

Franca dhe Gjermania janë pjesë e këshillit të mbrojtjes dhe sigurisë të cilën e kanë themeluar në vitin 2017.

Një zyrtar i presidencës franceze u tha mediave se agjenda e takimit ishte kryesisht mbi çështjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Konferenca u zhvillua ndërsa, presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po rindizte lidhjet e ngushta trans-Atlantike duke përfshirë dhe mbrojtjen.

Biden njoftoi të enjten planin për ndalimin e tërheqjes e mijëra trupave amerikanë nga Afganistani. Ky lajm është mirëpritur nga qeveria gjermane.

Njëra nga pyetjet drejtuar kancelares ishte nëse Bashkim Evropian (BE) dhe NATO mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Merkel theksoi se NATO dhe siguria e BE-së nuk kundërshtojnë njëra tjetrën por shkojnë në një drejtim.

Macron-i është zëri kryesor i lëvizjes për rritjen e autonomisë së Evropës, sidomos kapacitet ushtarake të vetë BE-së.

Ndërkohë, shteti gjerman ka pikëpamje më tradicionale, duke qenë e lumtur me aleancën ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s.

Projektimi i mjeteve të luftës do të shkëpusë dhe varësinë e unionit ndaj Shteteve të Bashkuara.

Gjermania, Franca dhe disa partnerë nga Spanja e Italia, kanë miratuar një projekt për ndërtimin e ‘Eurodrone’, i cili është një aeroplan i dizajnuar për distanca të gjata dhe pa pilot.

Në kuadër të rritjes së autonomisë luftarake të BE-së po ndërtohet dhe një avion luftarak. Merkel u shpreh se akoma nuk janë vendosur kompanitë që do të punojnë me këtë projekt, ndërsa Macron theksoi bashkëpunimin me vendet e unionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore